Ibra është dy javë larg rikthimit në fushë

Futboll

Ibra është dy javë larg rikthimit në fushë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 11:28
Ibra është dy javë larg rikthimit në fushë

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është afër rikthimit të tij nga lëndimi i cili ia pamundësoi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Sipas La Gazzetta dello Sport, suedezi është larg vetëm dy javë nga rikthimi i tij në fushë.

Ibra menjëherë pas intervenimit në gjurin e majtë nuk e ka ndalur punën në palestër dhe me fizioterapeutët, objektivi i tij është e hëna e 23 gushtit që ta kompletojë rikthimin e tij.

Sidoqoftë, rikthimi i tij do të jetë i pjesshëm dhe i ngadalshëm, sepse Milani nuk dëshiron të mbetet pa liderin e skuadrës edhe për disa muaj të tjerë, sidomos në fillimin e kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat