Beqiri i rikthehet Trepçës

Futboll

Beqiri i rikthehet Trepçës

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 11:43
Beqiri i rikthehet Trepçës

Një lajm i mirë për futbollin e Kosovës dhe për ekipin e Trepçës.

Portieri Arben Beqiri, që vitin e kaluar ishte diagnostifikuar me tumor në lukth, tash e ka lënë sëmundjen e tij plotësisht pas dhe i është rikthyer futbollit.

Përmes një postimi në Facebook, klubi mitrovicas Trepça njoftoi që Arben Beqiri i është rikthyer futbollit dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Trepçës në sezonin e ri.

Para se ta ndërpriste futbollin përkohësisht, Beqiri ishte pjesë e Trepçës ‘89, kurse tash ai do të jetë pjesë e skuadrës tjetër mitrovicase, Trepçës, ku ka qenë edhe më parë, para se të kalonte te ‘89-shi.

Beqiri me Trepçën sezonin që vjen do të garojnë në Ligën e Parë të Kosovës, për të luftuar për rikthimin në Superligë pas disa viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat