Skuadra e Llapit vaksinohet kundër COVID-19

Futboll

Skuadra e Llapit vaksinohet kundër COVID-19

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 11:49
Skuadra e Llapit vaksinohet kundër COVID-19

Skuadra e Llapit ka treguar shembull për të gjitha klubet e Kosovës sa i përket vaksinimit kundër COVID-19.

Nën organizimin e klubit, stafi dhe futbollistët janë vaksinuar ditën e hënë.

Sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi thotë se vetëm pesë futbollistëve që nuk janë nga Kosova u janë mohuar vaksinat.

“Elvis Prenqi, Ardit peposhi, Bianor Neto, Alef Firmino dhe Riveiera nuk janë vaksnuar pasi që nuk janë lejuar nga autoritet shëndetësore. Apelojë Federatën e Futbollit të Kosovës që të intervenojë dhe koordinohet ne Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që edhe lojtarët e huaj që luajnë në Kosovë, t’u mundësohet vaksinimi”, ka thënë Muhamet Rexhepi te hënën për Zeri. Ai deklaron se në total janë vaksinuar 35 persona nga klubi i Llapit.

“Vaksinimi ka shkuar shumë mirë dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Nuk kishim refuzime sa i përket vaksinimit”, shtoi Rexhepi.

Llapi në edicionin e kaluar arriti sukses të madh duke e fituar Kupën e Kosovës.

Llapjanët morën pjesë edhe në Conference League për t’u eliminuar në xhiron e parë nga FC Shkupi.

Llapi synon suksese dhe pjesën e epërme të tabelës në edicionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat