Për James Rodriguez ka interesim edhe nga Porto

Futboll

Për James Rodriguez ka interesim edhe nga Porto

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 11:52
Për James Rodriguez ka interesim edhe nga Porto

“Dua të luaj në Serie A”, u shpreh James Rodriguez dhe Milani po punon për t’ia realizuar dëshirën. Fantazisti kolumbian është një nga objektivat e kuqezinjve për postin e lënë bosh nga Hakan Calhanoglu.

30-vjeçari ka qenë afër kalimit te Napoli më parë, por tani duket sikur ka ardhur momenti të provojë më në fund emocionet e futbollit italian. Gazetari kolumbian, Pipe Sierra zbulon të fundit rreth situatës së lojtarit të Everton.

Klubi i Premier League do të marrë javën e ardhshme një ofertë prej 10 milion eurosh + bonuse nga Milani. Kalimi në “San Siro” duhet shoqëruar me një ulje rroge nga lojtari, dhe me këtë gjë po punon agjenti Jorge Mendes.

Për James Rodriguez ka interesim edhe nga Porto, por dëshira e madhe e lojtarit ofensiv (80 ndeshje dhe 23 gola me Kolumbinë) është transferimi tek ekipi i Stefano Piolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat