Ka përfunduar aventura te Galatasaray

Futboll

Ka përfunduar aventura te Galatasaray

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 11:54
Ka përfunduar aventura te Galatasaray

Ka përfunduar aventura te Galatasaray për Radamel Falcao dhe Sofiane Feghouli.

Dy futbollistët, ndoshta dy emrat më të njohur të klubit, kontrata e të cilëve skadon në vitin 2022, kanë marrë një ultimatum nga presidenti Burak Elmas, i zgjedhur 19 qershorin e kaluar si numri një.

Me rastin e një seminari të TFF Central Referee Board, Elmas ka folur për shitjen e mundshme të dy futbollistëve për arsye të lidhura me arkat e klubit dhe dy rrogave të larta të lojtarëve.

“Kam folur me Falcao dhe Feghouli, kanë dhënë shumë, por u kam thënë se nuk është e mundur t’i mbajmë me këto shifra”, ka thënë presidenti i Galatasaray.

“U kam thënë që të gjejnë shumë shpejt një klub të ri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat