Raman: Është e qartë se ne kemi ende punë për të bërë në fazën sulmuese

Futboll

Raman: Është e qartë se ne kemi ende punë për të bërë në fazën sulmuese

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 12:01
Raman: Është e qartë se ne kemi ende punë për të bërë në fazën sulmuese

Anderlehti, kundërshtari i radhës i Laçit në Europë, e ka nisur keq kampionatin belg, pasi është mundur në start në shtëpi nga debutuesit e St. Gilloise, si dhe ka barazuar 1-1 në javën e dytë me Eupen.

Autori i golit që i dha pikën e parë në kampionat Anderlehtit, Benito Raman, ka folur për sfidën me Eupen, si dhe për startin në Konferencë Ligë ku të enjten do të jenë mysafirë të Laçit në “Elbasan Arena”.

“Gjithmonë është mirë të shënosh, pasi ke qenë larg për një kohë të gjatë. Ne mbajtëm kontrollin gjatë gjithë lojës, Eupen nuk krijoi asgjë tjetër përveç atyre dy topave në traversë. Është e qartë se ne kemi ende punë për të bërë në fazën sulmuese.

Unë vetë ende duhet të rritem dhe të kap formën time më të mirë, të cilën mund ta prisni brenda dy-tri javësh.

Sfida me Laçin? Absolutisht që na kemi asnjë dyshim. Gjëja më e rëndësishme është ajo që ndodh në fushë. Çdo gjë tjetër atje nuk më intereson. Ne duhet të besojmë në veten tonë dhe thjesht të jemi shumë efikasë të enjten”, u shpreh sulmuesi i Anderlehtit në prag të ndeshjes së parë me Laçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat