Parisienët që dëshironin të hakmerreshin për dështimin e sezonit të kaluar

Futboll

Parisienët që dëshironin të hakmerreshin për dështimin e sezonit të kaluar

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 12:09
Pochetino

Ka nisur në mënyrën më të keqe sezoni i ri i Paris Saint-Germain.

Parisienët që dëshironin të hakmerreshin për dështimin e sezonit të kaluar me Lille që fitoi titullin kampione e Francës, nuk ja dolën të përmbushnin misionin dhe edhe në sfidën e Superkupës pësuan një tjetër “knock out”. Formacioni i Mauricio Pochetino, u dëtyrua të dorëzohej me disfatën 1-0 të pësuar nga një gol i Xeka që i dhuroi trofeun djemve të Gourvennec.

Përtej disfatës, por Pochettinon bëhet fjalë për një zhgënjim që i kushton një rekord negativ.

Me humbjen e trofeut të Superkupës për argjentinasin, erdhi disfata e tetë për një total prej 35 ndeshjesh në drejtimin e parizienëve, dhe sic zbulojnë mediet ndërkombëtare një përqindje prej 22.86 përqind të ndeshjeve të humbura e bën Pochetinon trajnerin më humbës të klubit në epokën e Al Khelaifi. Sigurisht që nuk është një rekod që i bën nder, teksa vlen të kujtohet se pikërisht Pochettino dhe stafi i tij së fundmi janë konfirmuar me zgjatjen e kontratave deri në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat