Trajneri i ri i Shkëndijes: Vij me përshtypje pozitive

Futboll

Trajneri i ri i Shkëndijes: Vij me përshtypje pozitive

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 12:23
Trajneri i ri i Shkëndijes: Vij me përshtypje pozitive

Trajneri boshnjak Bruno Akrapoviç është trajner i ri i Shkëndijës nga Tetova, duke u kthyer në taborin kuq e zi pas 5 viteve.

"KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e trajnerit Bruno Akrapoviç. Drejtuesit dhe tekniku 53 vjeçarë kanë gjetur akordin për kontratë një vjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit.

Bruno rigjen një pankinë të njohur mirë nga vetë ai, duke ditur se ishte trajner i Shkëndijës në vitin 2016. Dhe rezultatet e asaj kohe mbeten pjesë e rëndësishme në historinë e kuqezinjëve, duke ditur se pikërisht me Akrapoviçin në pankinë fituam për herë të parë trofeun e Kupës së vendit, ndërsa po me këtë trajner Shkëndija për herë të parë në histori arriti të menaxhojë kalimin e raundit të parë eliminatorë në UEFA Europa League, madje duke avansuar deri në fazën Play Off, ku më vonë do të shkonim edhe dy herë tjera.

Akrapoviç duket i entuziazmuar të kthehet te Shkëndija dhe premton punë maksimale në drejtim të realizimit të objektivave të drejtuesve", njofton klubi kuqezi.

“Vij me përshtypje pozitive, kam këtu mjaft miq që kam lënë këtu dhe të cilët sërish i takoj. Është kënaqësi të shohësh shokët dhe plus këtë ta bashkosh me punën dhe momentet e bukura të futbollit, kënaqësia është edhe më e madhe. Kështu që jam i orientuar pozitivisht dhe shikoj pozitivisht të ardhmen. Mendoj se do të kemi rezultate.

Mendoj se pas eliminimit nga këto ndeshjet e fundit duhet që theksin ta vendosim në motivin e futbollistëve, në kthimin e një ritmi për të mundur ta tregojnë cilësinë e tyre që sigurisht se e kanë dhe ta ngrejmë motivin në një nivel për të mundur të startojmë sezonin e ri me përshtypje sa më të mira dhe të mund të kënaqim interesin e publikut dhe interesin e sponsorit“, shprehet Bruno Akrapoviç, pas zyrtarizimit si trajner i ri i Shkëndijës.

Stafi i trajnerit të ri Akrapoviç kompletohet me ndihmësit e tij Erhan Selimin dhe Branko Okiç, ndërsa Kushtrim Abdullai vazhdon trajner i portierëve dhe Metin Dalip trajner kondicional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat