Sanches ka rilindur te Lille

Futboll

Sanches ka rilindur te Lille

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 12:35
Sanches ka rilindur te Lille

Renato Sanches ka rilindur te Lille. Mesfushori portugez shpërtheu herët, Bayern Munchen shpenzoi 35 milion euro kur ishte vetëm 18 vjeç, por luzitani nuk ia doli të përshtatej në Bavari.

Më pas aventura aspak pozitive te Swansea në Premier League, teksa në dy sezonet e fundit ka luajtur në Francë. Me Lille fitoi titullin kampion sezonin e kaluar dhe Superkupën dy ditë më parë.

23-vjeçari është kthyer në formën e tij më të mirë. Edhe në Euro 2020 zhvilloi paraqitje shumë të mira me Portugalinë, ndërsa për shërbimet e tij po garojnë katër klube të njohura.

L’Equipe shkruan se në Premier League e duan Liverpool dhe Arsenal, Barcelona do të transferojë në LaLiga, ndërsa ka ndryshuar mendim edhe Bayern Munchen.

Rekordmenët gjermanë, të cilët e shitën lojtarin për 20 milion euro te Lille, tani kërkojnë ta kenë sërish pjesë të skuadrës. Kampionët e Francës e kanë bërë të qartë: kush do Sanches duhet të paguajë 35 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat