Milan po kërkon dy lojtarë

Futboll

Milan po kërkon dy lojtarë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 12:51
Milan po kërkon dy lojtarë

Milani thuhet se është në bisedime me Real Madridin për marrëveshje të mundshme për Iscon dhe Alvaro Odriozolan.

Tuttosport raporton se kuqezinjtë kanë kontaktuar gjigantët spanjollë për marrëveshje tjera, pas asaj të Brahim Diaz.

Mbrojtësi i majtë Theo Hernandez u transferua nga Los Blancos në Milano përpara sezonit 2019-20 dhe raporti beson se mbrojtësi i djathtë Odriozola mund të ndjekë francezin në San Siro.

Odriozola është vënë në shënjestër si një alternativë nëse Milani nuk arrin të nënshkruajë me Diogo Dalot nga Manchester United këtë verë.

Kontrata e Iscos përfundon në qershor të vitit 2022 dhe nuk duket të jetë në planet e Carlo Ancelottit.

Gazeta beson se ai mund të arrijë për një shifër midis 18 dhe 20 milionë euro, dhe mesfushori spanjoll thuhet se është i hapur për një lëvizje në Diavolo.

Milani po punon për t’i dhënë Stefano Piolit një skuadër të plotë për të punuar para kthimit të tyre në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat