Drita nuk ndalet, përforcohet edhe me Brojën

Futboll

Drita nuk ndalet, përforcohet edhe me Brojën

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 14:10
Drita nuk ndalet, përforcohet edhe me Brojën

Nënkampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, nuk ndalet me përforcime.

Skuadra nga Gjilani përforcohet me reprezentuesin e Kosovës, Rron Broja.

“Rron Broja është Intelektual.

Kemi knaqësi që ti themi mirë se u riktheve në superligën e Kosovës RRON BROJA, njërit prej lojtarëve më me vlerë viteve të fundit në superioren e Shqipërisë, që tani do të jetë një INTELEKTUAL i veshur bardhë e kaltër.

Broja përveq superliga e Kosovës, eksperienc ka bërë edhe Belgjikë, në Maqedonin e Veriut dhe së fundmi në superioren e Shqipërisë!

Broja u prit nga drejori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroj mirseardhje në klubin bardhë e kaltër. Marrëveshja mes palëve është arritur deri në qershor të 2023.

Rroni do të bartë fanelën me numrin 4 që është edhe numri i tij i oreferuar!", njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat