Avdyli rikthehet nga Shqipëria në FC Prishtina

Futboll

Avdyli rikthehet nga Shqipëria në FC Prishtina

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 15:02
Avdyli rikthehet nga Shqipëria në FC Prishtina

Avdyli rikthehet nga Shqipëria në futbollin tonë, gjithashtu edhe tek Prishtina, pas përvojës së mëhershme dyvjeçare si junior i skuadrës bardhekaltër.

"Florent Avdyli (10.07.1993), njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar të Kategorisë Superiore, ka nënshkruar me klubin e futbollit Prishtina për tre vitet e ardhshme.

Futbollist i cili ka kaluar nëpër disa klube. SHF Kurda nga moshat e reja (2003-2009), Prishtina U19 (2009-2011), KEK-u (2011-2012), Ramiz Sadiku 6 muaj (2012) dhe Hajvalia (2012-2013) Feronikeli 6 muaj (2013), Trepça (2013-2015), Liria (2017-2018), Teuta (2018-2021)", njofton FC Prishtina.

"Ta veshësh fanellën e Prishtinës, është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe.

Të luash nën logon e skuadrës e cila është më e trofeshmja në histori të futbollit kosovar, është një ëndërr e realizuar. Duke u rritur në rrugët e këtij qyteti, jam rritur me Plisat dhe me dashurinë e qytetarëve të këtij vendi për futbollin dhe sportin në përgjethsi.

Dashuria për këtë qytet, klubin e tifozët, më bënë të mos e mendoj dy herë zgjedhjen që ta vazhdojë karrierën tek Prishtina, kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës

. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por me angazhim, vullnet e duke qenë të bashkuar, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Kjo me synimin, që t'i vazhdojmë sukseset aty ku i lanë në edicionin e kaluar” ka thënë Florent Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat