Vedat Muriqin e kërkojnë edhe dy skuadra gjermane

Futboll

Vedat Muriqin e kërkojnë edhe dy skuadra gjermane

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 15:15
Vedat Muriqin e kërkojnë edhe dy skuadra gjermane

Sipas “Corriere dello Sport”, Vedat Muriqi po ngjall interesimin e skuadrave nga Bundesliga.

Artikulli sugjeron që Eintracht Frankfurti dhe Borussia Monchengladbach janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit nga Kosova.

Skuadrat janë të interesuara për huazimin e tij, por Lazio po dëshiron ta inkuadrojë edhe opsionin për blerje përfundimtare në marrëveshje eventuale me skuadrat gjermane.

Tare dëshiron qëndrimin e tij, por as ai nuk mund të ndalojë një ofertë “joshëse” në rast se vie nga ndonjëra prej klubeve gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat