Kevin Zefi, talenti me origjinë shqiptare që pranoi Interin. Refuzoi PSV dhe Juven

Futboll

Kevin Zefi, talenti me origjinë shqiptare që pranoi Interin. Refuzoi PSV dhe Juven

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:04
Kevin Zefi

Këto ditë te Interi do të zbarkojë një talent irlandez.

Me origjinë shqiptare dhe me prindër shqiptar, (nga Shkodra), bëhet fjalë për Kevin Zefi, mesfushori me tipare sulmuese i cili ka hyrë në histori si shënuesi më i ri në kampionatin irlandez, vetëm 15 vjeç e 206 ditë në ndeshjen mes Shamrock Rovers dhe Longford, nëntorin e kaluar.

Përflitej që në merkaton e Janarit për një transferim të tij te Interi por konkurrenca ishte shtuar dhe gjithsesi në fund, zikaltërit vendosën të investonin te 16-vjecari të cilit i skadoi kontrata me kampionët e Irlandës.

Për të flitet mirë kudo në shtypin irlandez dhe atë britanik, pritet shumë dhe në fakt që tani, në këtë moshë, Zefi ka shënuar 6 gola e 5 asiste me ekipin U15 të përfaqësueses së Irlandës.

Ka zgjedhur Irlandën pasi atje ka lindur por prindërit shqiptarë nuk e kanë fshehur asnjëherë dëshirën për ta parë edhe me Shqipërinë por zgjedhja do t'i takojë lojtarit.

Ndërkohë që Interi ka mposhtur konkurencën e Juventusit dhe PSV për të arritur te akordi me lojtarin i cili do të hedhë firmën me zikaltërit dhe më pas do të luajë me tê rinjtë në kampionatin Primavera me synimin te ekipi i parë në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat