Real Madrid ia ofron yllin e skuadrës Newcastle Unitedit

Futboll

Real Madrid ia ofron yllin e skuadrës Newcastle Unitedit

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:47
Mariano Diaz.

Newcastle United i është ofruar shansi ta transferojë sulmuesin e Real Madridit, Mariano Diaz.

Skuadra angleze dëshiron përforcime në mënyrë që të mos përfundojë si vitin e kaluar, pra të mos jetë afër rënies.

Sipas SportWitness, Reali ia ka ofruar shansin për të transferuar Mariano Diaz.

28-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2018 duke bërë 33 paraqitje, 16 prej tyre edicionin e kaluar, ku shënoi pesë gola.

Klubi anglez është duke studiuar këtë mundësi, por ende nuk dihet nëse është e mundshme shkaku i pagës së lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat