Duro me “dhimbje koke”

Futboll

Duro me “dhimbje koke”

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:21
Duro me “dhimbje koke”

Trajneri Shpëtim Duro do të ketë një mungesë me peshë në sfidën e parë ndaj Anderlehtit, takim i cili do të luhet të enjten në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Julian Shehu do të mungojë në këtë takim të parë, pasi është i pezulluar nga kartonët e verdhë dhe kthehet i gatshëm vetëm për ndeshjen e kthimit në Belgjikë.

Pa dyshim mungesa e Shehut ndihet në mesfushë, pasi bashkë me Lushkjen dhe Deliun formonin një treshe solide në qendër.

Gjithsesi, për Anderlehtin kurbinasit kanë federuar afrimin e fundit të merkatos, pikërisht sulmuesin anësor Ilirid Ademi, i cili do të jetë në dispozicion të trajnerit Shpëtim Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat