Chelsea po bën presion të frikshëm

Futboll

Chelsea po bën presion të frikshëm

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:42
Lukaku

Qendër sulmuesi, për më tepër, është kthyer përparësia e skuadrës angleze dhe Blutë kanë identifikuar  belgun për të forcuar më tej skuadrën nën urdhrat e Tuchel.

Nerazzurrët, tani për tani, po rezistojnë: Lukaku është shumë i rëndësishëm, i konsideruar në Pinetina “elementi rreth të cilit rrotullohet gjithçka”; shumë të ulëta, gjithashtu, propozimet e deritanishme të arritura me 90 milionë plus Marcos Alonso, një emër në letër sado i pëlqyeshëm.

Nga ana tjetër, se në këtë moment historik, për shkak të një çështje të politikave të brendshme të diktuara nga pronarët, një ofertë prej 110-120 milion (vetëm para, pa asnjë homolog teknik) nuk mund të refuzohej sepse Interi do të dilte totalisht nga kriza.

E vërtetë që shitja e Hakimit ishte e detyrueshme dhe e menjëhershme, por te Lukaku ndryshon puna pasi drejtuesit nuk nxitojnë dhe nuk e kanë në shitje.

Natyrisht, Lukaku nuk e kthen çështje rroge, pasi 2 mln më shumë ose më pak nuk i ndryshojnë zgjedhjen, por nëse sinjali nga drejtuesit duket i ftohtë dhe e ardhmja nuk shfaqet aq e shkëlqyeshme te Interi, belgu do të mendonte seriozisht kthimin e tretë në Stamford Bridge.

Do të ishte padiskutim operacioni më i shtrenjtë në historinë e Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat