Partey humb fillimin e sezonit

Futboll

Partey humb fillimin e sezonit

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:49
Thomas Partey

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey me shumë gjasa do humb nisjen e sezonit 2021/22.

Partey pësoi lëndim në miqësoren parapërgatitëse ndaj Chelseas të dielën e kaluar.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë pësoi lëndim në gju dhe do takohet me disa specialistë në këtë javë, por sipas ESPN do jetë jashtë fushës për javët e ardhshme.

Kjo do ndikojë që Partey të humb fillimin e sezonit me “Topçinjtë”.

Ndërkohë, çka është më zemëruese është se Partey ende nuk e ka gjetur formën e duhur që prej transferimit nga Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat