Fabinho rinovon kontratën me Liverpoolin

Futboll

Fabinho rinovon kontratën me Liverpoolin

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 18:18
Fabinho

Liverpool ka konfirmuar se mesfushori Fabinho ka nënshkruar kontratë afatgjatë.

Braziliani është ndër lojtarët kyç te “Reds”, derisa ka rinovuar kontratën, por që nuk është bërë e ditur për sa vite.

I lumtur me rinovimin është shprehur edhe Fabinho që për faqen zyrtare te Liverpoolit tha vazhdon të këtë dëshirë të madhe të luajë në fanellën e “Reds”.

“Jam i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re me klubin. Që nga fillimi i bisedës, isha shumë pozitiv për këtë sepse doja të qëndroja, të vazhdoja me Liverpool. Tani është zyrtare dhe jam shumë i lumtur”.

“Tre edicionet e kaluara kam qenë i lumtur këtu. Kam mësuar nga trajneri, stafi dhe bashkëlojtarët”.

“Kemi arritur gjëra të mëdha bashkë dhe mendoj që është vendi më i mirë që jam, të vazhdoj të rritem, të mësoj nga stafi. Shpresoj të vazhdojmë të arrijmë gjëra të mëdha”, tha ai.

27-vjeçari ka bërë 122 paraqitje në tre edicionet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat