Besnik Kollari dhe Eroll Salihu, dikur bashkëlojtar, por sot…

Futboll

Besnik Kollari dhe Eroll Salihu, dikur bashkëlojtar, por sot…

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2021 Në ora: 18:33
Kollari në të majtë dhe Eroll Salihu është në të djathtë

Në fund të viteve të 80-ta, Prishtina ka pasur një gjeneratë të hatashme të futbollistëve të talentuar dhe që treguan lojëra mahnitëse, duke përfunduar në vend të tretë me 43 pikë në Ligën e Dytë federative të ish Jugosllavisë dhe për një fije të flokut nuk u rikthyen në elitën e asaj kohe.

Një gjeneratë që vinte pas gjeneratës së artë, si Besnik Kollari, Eroll Salihu, Ardian Kozniku, Arbër Hasanxhekaj, Fehmi Hyseni, Adil Vokrri, Shefqet Lajçi, Avni Stublla, Goran Gjoroviq, Sunaj Keçi, Bozhidar Vuksanoviq, Nazmi Rama, pjesë me ta ishin edhe emra që luajtën në gjeneratën e artë si Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Abdyl Bellopoja, Gani Llapashtica, Muharrem Sahiti, Shukri Paçarada, Muhamed Kolenoviq, Mensur Nexhipi, po flasim për vitin 1989-1990. 

Besnik Kollari dhe Eroll Salihu, dikur bashkëlojtar por sot me profesione të ndryshme.

Salihu është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Kollari, prej futbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova, është trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat