Liverpooli e blindon Fabinhon

Futboll

Liverpooli e blindon Fabinhon

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 19:24
Liverpooli e blindon Fabinhon

Fabinho ka nënshkruar kontratë afatgjate me Liverpoolin. Për tri sezone, Fabinho ka bërë 122 paraqitje, ka shënuar 3 gola me Redsat, ka fituar shumë trofe.

Fabinho ka rinovuar kontratën me Liverpoolin.

Ai ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin që deri më tani ka fituar Champions Leaguen, Prmierligen e trofe të tjerë.

Fabinho është i lumtur që do të vazhdojë të jetë pjesë e Redsave edhe për shumë vite, derisa ëndërron edhe më shumë trofe.

“Jam përmirësuar shumë që prej kur jam këtu, jam më me eksperiencë tani, jam 27 vjeç, kur erdha isha 24”, u shpreh Fabinho për “Liverpoolfc.com”.

“S’dua të ndalem, e di se mund të jem edhe më i mirë, të ndihmojë ekipin të luajë edhe më mirë. Do të tentoj të bëj më të mirën për ekipin”.

Për tri sezone, Fabinho ka bërë 122 paraqitje, ka shënuar 3 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat