Opsion për Milanin, por...

Futboll

Opsion për Milanin, por...

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:55
Opsion për Milanin, por...

Sërish Ceballos në “radarët” e Milanit. Trekuartisti i Realit të Madridit, që është ndjekur nga kuqezinjtë edhe para se të transferohej në Premier League tek Arsenali, është nxjerrë në shitje nga “Los Blancos”, që duan të arkëtojnë para nga kartoni i tij. Reali kërkon një shitje përfundimtare, me një kërkesë që i afrohet 40 milionë eurove, pasi kjo ka qenë kostoja e tij para pandemisë.

Çështja tani mbetet pezull, me futbollistin të impenjuar me kombëtaren olimpike, por sapo të rikthehet në Spanjë, duhet t’i japë drejtim së ardhmes, pasi Ancelotti ka vendosur se mund të bëjë edhe pa të dhe klubi është gati ta lërë të largohet.

Lajmi është, për momentin, një nga opsionet në tavolinë për drejtuesit e Milanit, Maldini e Massara, prej kohësh në ndjekje të Calhanogklu.

Në të vërtetë, Milanit i pëlqen Ceballos, por kostoja e kartonit përfaqëson një sforco ekonomike të ndjeshme. Kësaj i duhet shtuar dhe fakti se në të kaluarën, kur u largua te Arsenali, vetë Dani Ceballos ka treguar se preferon të tjera destinacione. Në këtë aspekt, kuqezinjtë mund të shfrytëzojnë Brahim Diazin dhe Theo Hernandezin si njerëzit e duhur për ta bindur.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare, pasi Milani po ndjek me interes situatën me shpresën për të gjetur spiralen e duhur për të realizuar goditjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat