Gazetari polak i tronditur në Zagreb! Një komentues: Ky është Ballkani

Futboll

Gazetari polak i tronditur në Zagreb! Një komentues: Ky është Ballkani

Nga: K.Goca Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:54
Gazetari polak i tronditur në Zagreb! Një komentues: Ky është Ballkani

Një konflikt i ashpër midis qindra tifozëve të Dinamos nga Zagrebi dhe atyre të Legias nga Varshava, fatmirësisht nuk solli ndonjë viktimë! 

Para ndeshjes së sotme të parë të raundit të tretë kualifikues të Champions League, e cila do të luhet në orën 20:00 në ‘Maksimir’, tifozët mysafirë erdhën në lagjen e njohur dhe u ballafaquan me tifozët e Dinamos “Bad Blue Boys” - BBB.

“Ata shpejt u armatosën me shkopinj e shufra dhe sulmuan mysafirët të ulur në kafene. Pas përplasjes brenda dhe përreth restorantit, polakët filluan të tërhiqen.

Djemtë i ndoqën përgjatë rrugës kryesore në Dubravë dhe mysafirët  shpëtuan nga pasojat e rënda me ardhjen e forcave të shumta të policisë”, shkruan media kroate “Index.hr”.

"Përplasja midis tifozëve të Dinamos dhe Legias nuk ishte e rastësishme. 

Të dy grupet erdhën me qëllim për të luftuar. Kroatët i befasuan tifozët e Legias me numrin e tyre, ishin midis 150 dhe 200 prej tyre, dhe ata gjithashtu kishin shkopinj, boksa të hekurit. "Policia reagoi shpejt. Nuk ka viktima", ka shkruar gazetari polak Sebastian Staszewski.

Njëri nga komentuesit në Twitter iu përgjigj kundërshtimeve të tifozëve polakë të cilët u përshëndetën nga BBB të ‘pajisur me jete të forta’: “Ky është Ballkani dhe ajo që veshin tifozët e Dinamos është pjesë e pajisjeve standarde”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat