Eriksen në qendrën stërvitore të Interit

Futboll

Eriksen në qendrën stërvitore të Interit

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 15:10
Eriksen në qendrën stërvitore të Interit

Kristian Eriksen zbarkoi ditën e djeshme në Milano për të bërë vizita më të detajuara mjekësore dhe për të vendosur përfundimisht për të ardhmen në futboll.

Sot, danezi ka vizituar qendrën stërvitore të Interi në Apiano Xhentile dhe ka takuar të gjithë shokët e skuadrës.

Vetë faqja e Interit postoi pamjet e takimit të Eriksen me shokët e skuadrës duke hedhur një fotografi të grupit të plotë të zikaltërve.

‘’Mëngjesin e sotëm, Kristian Eriksen bëri një vizitë në qendrën stërvitore Suning, në Apiano Xhentile. Mesfushori danez takoi drejtuesit e klubit, trajnerin, shokët e skuadrës dhe pjesëtarët e stafit.

Eriksen po bën mirë dhe është në gjendje të shkëlqyer psikologjike dhe në formë të mirë nga ana e mentalitetit. Ai do të ndjekë programin e rikuperimit duke u konsultuar me doktorët danez në Kopenhagen’’, shkroi Interi në faqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat