Liga e Parë nis në fundjavë, klubet me kërkesë deri te organet shtetërore

Futboll

Liga e Parë nis në fundjavë, klubet me kërkesë deri te organet shtetërore

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 15:18
Liga e Parë nis në fundjavë, klubet me kërkesë deri te organet shtetërore

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë do të nis gjatë fundjavës së ardhshme.

Ky ishte vendimi final, pas takimit të skuadrave të Ligës së Parë dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Të gjithë klubet e Ligës së Parë firmosën kërkesën drejt institucioneve shtetërore, në të cilën kërkohet që mos të kryhen testet për “Covid 19” para çdo ndeshje.

Ata poashtu u ankuan se organet shtetërore insistojnë në testet “PCR, në vend të testeve të shpejta, të cilat janë më të lira dhe të cilat shfrytëzohen në sportet te tjera në vendin tonë. Para fillimit të sezonit, klubet do të kryejnë testet për “Covid 19” që të shihet gjendja shëndëtësore të futbollistëve, ndërsa disa klube kanë vendosur që edhe kolektivisht të vaksinohen.

Liga e Parë Futbollistike, do të nis këtë fundjavë, më 7 dhe 8 gusht, ndërsa Liga e Dytë do të nis garat në fund të muajit gusht. Hedhja e shortit për dy Ligat e Dyta, do të zhvillohet më 10 gusht në selinë e FFM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat