​Manchester City shumë pranë transferimit rekord të Grealish

Futboll

​Manchester City shumë pranë transferimit rekord të Grealish

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 18:04
Grealish

Kampioni aktual i Premier Ligës angleze do ta kompletojë transferimin e yllit anglez ditëve në vijim, duke thyer rekordin për transferimin më të shtrenjtë në histori të Anglisë.

Manchester City është pranë transferimit të mesfushorit të Aston Villas Jack Grealish për një shumë rekorde afro 110 milionë eurosh, pasi në fund të korrikut ka bërë një ofertë për yllin anglez, raporton “Goal”.

Krerët e Cityt refuzuan që të flasin mbi transferimin, por spekulohet që marrëveshja mund të kompletohet para finales FA Cup mes Leicester Cityt e Manchester Cityt të shtunën, përcjell KosovaPress.

Marrëveshja 110 milionëshe do të jetë një rekord i ri i transferimeve në Angli, duke e kaluar shumën prej 96 milionë eurosh që Manchester United i kishte paguar Juventusit për mesfushorin Paul Pogba.

Po ashtu, ky do të jetë edhe rekord i ri i Cityt, duke e thyer atë të mëparshmin, ku City i pagoi dëmshpërblim Benficas 68 milionë euro për mbrojtësin Ruben Dias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat