​Dumfries dëshiron t’i bashkohet Interit

Futboll

​Dumfries dëshiron t’i bashkohet Interit

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 21:13
Denzel Dumfries

Mbrojtësi holandez preferon kalimin në Serie A, pavarësisht interesimit nga klubet në Bundesligan gjermane.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i skuadrës holandeze PSV dhe Holandës Denzel Dumfries dëshiron me çdo kusht t’i bashkohet Interit këtë verë, raporton “Calcio Mercato”.

“Nerazzurët” po synojnë që të arrijnë marrëveshje me 25-vjeçarin, pas paraqitjeve të mira në Euro 2020.

Sidoqoftë, krerët e Interit momentalisht nuk mund ta transferojnë Dumfries, për arsye të krizës financiare, ku duhet të sakrifikojnë një ose dy lojtarë nga formacioni startues për të gjeneruar fonde të reja.

Dumfries në katër paraqitje me Kombëtaren e Holandës në kampionatin evropian ka shënuar dy gola dhe një asistim.

Sa i përket sezonit 2020/21, Dumfries në 41 paraqitje në të gjitha garat ishte përfshirë në 13 gola, respektivisht katër gola dhe nëntë asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat