Problemet nuk kanë fund te Barcelona

Futboll

Problemet nuk kanë fund te Barcelona

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:27
Problemet nuk kanë fund te Barcelona

Pas pandemisë gjërat janë vështirësuar në futbollin spanjoll dhe veçanërisht te Barcelona, e cila do të duhet të bëjë vitin e ardhshëm pa legjendën absolute Lionel Messi.

Sipas mediave spanjolle, pagat që futbollistët e Barcelonës përfitojnë janë shumë herë më të larta se të skuadrave të tjera.

Kushti i vendosur nga La Liga është që Barcelona duhet të shesë disa lojtarë si dhe të ulë pagat e futbollistëve aktualë, në mënyrë që të regjistrojë blerjet e reja.

Situata financiare nuk është aspak e mirë tek katalanasit, të cilët janë dëmtuar shumë pas pandemisë COVID-19, ku lojtarët pranuan të japin një pjesë të rrogës për shpëtimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat