Hauge lë Milanin

Futboll

Hauge lë Milanin

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 15:25
Hauge lë Milanin

Mbyllet pas vetëm një sezoni aventura e Jens-Petter Hauge te Milani.

Norvegjezi i talentuar të cilin kuqezinjtë e blenë nga Bodo-Glimt një vit më parë për 5 milionë euro ka pranuar ofertën e Eintracht Frankfurt .

Ai ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të kaluar vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratë me skuadrën gjermane.

Hauge ka kaluar te Eintracht në formë huazimi me detyrim blerjeje nga ana e Frankfurt pas një sezoni për shumën e 12 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat