Perez gati të padisë La Ligën

Futboll

Perez gati të padisë La Ligën

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 16:58
Perez gati të padisë La Ligën

Ka nisur një luftë e re mes Realit të Madridit dhe La Ligës dhe këtë herë Florentino Perez mund të padisë kampionatin spanjoll dhe fondin e investimit “CVC” pas përfshirjes së këtyre të fundit në La Liga. Fondi i investimit, i cili do të injektojë 2.7 miliardë euro në kampionatin spanjoll, në këmbim të 10% të të ardhurave, bie ndesh me interesat e madrilenëve.

Gjigantët spanjollë nuk janë dakord me këtë marrëveshje dhe “El Independiente” tha se shifra 10% që do të aplikohet mbi të ardhurat mbi reklamat e reja dhe kontratave televizive është e paligjshme.

Perez po mendon të organizojë një mbledhje të jashtëzakonshme për ta kundërshtuar këtë marrëveshje, e cila do të votohet javën e ardhshme. Që marrëveshja të ratifikohet, duhet që 2/3-at e klubeve të japin OK.

Barcelona është dakord dhe e ka pasur informacionin për këtë marrëveshje prej një muaji, por Reali pretendon se ata nuk janë informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat