Dy oferta, miliona dhe Zappacosta

Futboll

Dy oferta, miliona dhe Zappacosta

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 21:23
Romelu Lukaku

Telenovela e radhës në merkato është edhe ajo e transferimit të Romelu Lukaku te Chelsea. Kampioni i Italisë me Interin e ka marrë një ofertë nga londinezët.

Italianët nuk e dinë ende se çfarë të bëjnë, për shkak të presionit të tifozëve. Të qartë kanë faktin që u duhen para dhe në këtë momente ato nuk i gjen lehtë.

Deri më tani mes klubeve ende nuk ka një akord. Interi kërkon vetëm para, kurse Chelsea po bën gati dy oferta.

E para që kap shifrën e 105 milion eurove, si dhe kartonin e mbrojtësit të djathtë, David Zappacosta.

Tjetra 115 milion euro të thata. Interi kërkon sa më shumë dhe në momentin që do të ketë një ofertë zyrtare në tavolinë, atëherë do të marrë edhe vendimin final. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat