Arsenal jep informacionet e fundit nga lëndimet

Futboll

Arsenal jep informacionet e fundit nga lëndimet

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Skuadra londineze Arsenal ka njoftuar tifozët e tyre për më të rejat e lëndimeve një javë para fillimit të kampionatit.

Aktualisht janë tre lojtarë të Arsenalit që janë duke vazhduar me procesin e rikuperimit për t’u rikthyer sa më shpejtë në fushat e blerta, pas lëndimeve të pësuara në parasezon.

Thomas Partey dhe Eddie Nketiah u lënduan gjatë miqësoreve parasezonale me klubin londinez, që të dy në miqësoren e fundit ndaj Chelseas, gjersa Gabriel u lëndua me kombëtaren e Brazilit në Olimpiadën e “Tokyo 20”.

Sipas njoftimit nga klubi, Thomas ka pësuar një dëmtim të ligamenteve në kyçin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes miqësore kundër Chelsea të dielën e kaluar. Thomas pritet të kthehet në stërvitje për afërsisht tre javë.

Edhe Eddie Nketiah mori një goditje në kyçin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes miqësore kundër Chelseas. Eddie pritet të kthehet në stërvitje për afërsisht katër javë.

Kurse Gabriel Magalhaes ka probleme me gjurin e djathtë. Gabriel pësoi një dëmtim në gjurin e tij të djathtë gjersa ishte me Skuadrën Olimpike Braziliane. Gabriel synon të kthehet në stërvitje në javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat