Shqiptarët e Tuzit sundojnë në Kampionatin e Malit të Zi

Futboll

Shqiptarët e Tuzit sundojnë në Kampionatin e Malit të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2021 Në ora: 22:30
Shqiptarët e Tuzit sundojnë në Kampionatin e Malit të Zi

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, sundon në Kampionatin e Malit të Zi!

Tuzjanët demoluan me rezultat 3:0 Rudarin nga Plevlja. 

Deçiqi shënon fitoren e dytë në kampionat dhe merr kryesimin me 7 pikë apo ka dy fitore e një barazim.

Deçiqi është në formë të mirë, për tre ndeshje ka shënuar pesë gola dhe nuk ka pësuar asnjë gol ose për 270 minuta i mbetet rrjeta e paprekur. 

Serinë e golave e hapi Ilir Camaj në minutën e 26-të, pastaj realizon Marko Tuçi (42’) dhe Danilo Peshukiç (66’).

Deçiqi kryeson me 7 pikë, pasojnë Iskra 7, Mornari 7, Sutjeska me 6 pikë por kjo e fundit ka një takim me pak, etj.

Presidenti i Deçiqit, Pal Dreshaj, me stafin e tij, po bëjnë në punë të madhe në kolektiv dhe vazhdojnë me rezultate fantastike. 

Duhet theksuar, Deçiqi në hapje e mposhti me 2:0 Zetën, si mysafirl u nda baras (0:0) me Jezeron dhe sonte shkeli me 3:0 Rudarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat