Kryeziu shënon në Kampionatin e Zvicrës, Zurich nuk ka të ndalur 

Futboll

Kryeziu shënon në Kampionatin e Zvicrës, Zurich nuk ka të ndalur 

Nga: K.Goca Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:32
Kryeziu shënon në Kampionatin e Zvicrës, Zurich nuk ka të ndalur 

Reprezentuesit e Kosovës, Fidan Aliti dhe Mirlind Kryeziu, treguan lojë të mirë për Zurich-un, skuadër e cila ngadhënjeu në udhëtim, me rezultat 3:1 ndaj Luzernit.

Kryeziu tregoi formën e tij duke shënuar në minutën e 35-të dhe ishte ndër me të angazhuarit në fushë.  

Aliti dhe Kryeziu u paraqitën standardë, të cilët u ndëshkuan me kartona të verdhë në minutën e 39-të përkatësisht 77-tën. 

Për Zurich-un shënuan Kryeziu (35'), Kramer (44') e Marchesano (75') dhe për Luzernin Ugrinic (5').

David Domgjoni dhe Lorik Emini u inkuadruan në lojë nga minuta e 56-të por me Luzernin nuk arritën rezultat pozitiv. 

Pas javës së tretë në elitën e futbollit zviceran, Zurich renditet në vend të dytë me 9 pikë apo me 3 fitore nga tri ndeshje, ndërsa Luzern është i nënti me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat