Messi në PSG, Barcelona dërgon çështjen në Gjykatën e Apelit

Futboll

Messi në PSG, Barcelona dërgon çështjen në Gjykatën e Apelit

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 08:48
Lionel Messi

Gjiganti spanjoll është duke bërë përpjekje të ndaloj transferimin e Messit te PSG.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona ka paraqitur një ankesë në Komisionin Evropian në mënyrë që Paris Saint-Germain të mos jetë në gjendje të nënshkruajë me Lionel Messin.

Një avokat në emër të FC Barcelona ka bërë një përpjekje të fundit për të ndal transferimin e ish-yllit të tyre te gjiganti francez.

Avokati Dr Juan Branco është paraqitur para Gjykatës së Apelit të Parisit në emër të anëtarësisë së klubit, për të ndaluar lëvizjen e sulmuesit në Francë.

Branco po përdor argumentin se pozicioni i parisienëve në drejtim të modelit të Fair Play Financiar të UEFA -s është më i keq se ai i “Bluagranëve” dhe për këtë arsye lëvizja nuk duhet të lejohet të përfundohet.

Synimi është që të bllokohet marrëveshja që po finalizohet nga autoritetet pasi klubi francez kanë një racion të pagës ndaj të ardhurave që është shumë më tepër se ai i Barçës.

Letra e Brancos: : “Raportet e PSG për sa i përket ‘Fair Play Financiar’ janë më të këqija se ato të Fútbol Club Barcelona. Në sezonin 2019/20, raporti midis pagave dhe të ardhurave për ekipin francez ishte 99%, ndërsa ajo e Barçës ishte 54%. Në sezonin 2019/20, PSG nuk respektoi dy raportet ekonomike të vendosura nga DNCG”.

Më 5 gusht Joan Laporta njoftoi në një konferencë për shtyp se ai nuk mund t’i ofrojë një kontratë të re Messit për shkak të kufirit të pagës të vendosur për klubet.

“Kontrata e Leos, përkundër faktit se ata donin të ulnin pagën e tij me 50%, do të kishte arritur 110% të kufirit të pagës të vendosur nga autoritetet evropiane dhe nga La Liga spanjolle”.

Megjithatë mbetet të shihet nëse PSG do arrijë transferimin bombastik të Messit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat