Motra e Neymarit, i uron “mirëseardhjen” në Paris familjes Messi

Futboll

Motra e Neymarit, i uron “mirëseardhjen” në Paris familjes Messi

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 13:28
Lionel Messi

Pas lamtumirës në “Camp Nou”, nënshkrimi i Lionel Messit me Paris SG tashmë duket vetëm çështje kohe dhe thjeshtë një formalitet burokratik.

Në kryeqytetin e Francës janë duke pritur argjentinasin dhe familjen e tij.

Rafaella, e motra e yllit brazilian Neymar, është ndër të parat që i uron mirëseardhjen familjes Messi në Paris, paçka se ende asgjë nuk është zyrtarizuar nga klubi francez.

Image

“Mirësevini, bukuroshe,”- ka shkruar Rafaella në një postim të Antonelas, bashkëshortes së “Pleshtit”, duke lënë të kuptohet se nënshkrimi i Messit me PSG-në do të ndodhë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat