Efekti i Leo Messit, numri i ndjekësve të PSG-së në Instagram rritet për mbi 20 milionë

Futboll

Efekti i Leo Messit, numri i ndjekësve të PSG-së në Instagram rritet për mbi 20 milionë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 23:50
Lionel Messi

Gjithçka është zyrtare tashmë. Lionel Messi do të jetë lojtar i Paris Saint-Germain për dy vite plus një vit me mundësi vazhdimi.

Përmes një videoje, PSG e prezantoi Messin si lojtarin e tyre më të ri.

Ndërkohë, përveç ndihmës që Messi mund t’i japë në fushë, PSG po përfiton edhe shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Në Instagram, para se të vinte Messi, PSG kishte 19.8 milionë ndjekës, por pas ardhjes së tij, ndjekësit janë rritur për mbi 20 milionë.

Ata tani numërojnë 40.2 milionë ndjekës. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat