Leo Messi flet sot para mediave në ora 11:00 për transferimin e tij në PSG

Futboll

Leo Messi flet sot para mediave në ora 11:00 për transferimin e tij në PSG

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 09:46
Lionel Messi

Edhe zyrtarisht Lionel Messi i është bashkuar gjigantit francez Paris Saint Germain duke u larguar nga Barcelona pas klubi spanjoll vendosi që të mos ia vazhdojë kontratën e cila përfundoi në muajin qershor të këtij viti.

Argjentinasi zbarkoi dje në Francë ku edhe nënshkroi një kontratë për dy vitet e ardhshme nga e cila do të përfitojë 35 milionë euro në sezon si dhe e ka mundësinë që ta vazhdojë atë edhe për një vit tjetër, përcjellë KosovaPress.

Sot, nga ora 11:00, PSG ka njoftuar se Messi do të paraqitet në një konferencë për shtyp ku do të flas për më shumë detaje rreth këtij operacioni si dhe planet dhe objektivat e tij për të ardhmen.

Ai pritet të jetë i shoqëruar nga presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat