Beari, selektor i ri i Maqedonisë së Veriu U-19

Futboll

Beari, selektor i ri i Maqedonisë së Veriu U-19

Nga: K.Goca Më: 11 gusht 2021 Në ora: 13:24
Beari, selektor i ri i Maqedonisë së Veriu U-19

Dashmir Beari, ish-trajner i disa klubeve, si Renova, Gostivari, Drita, Vëllazërimi, ndihmëstrajner në Al Raed të Arabisë Saudite dhe ish udhëheqës i përfaqësues së Maqedonisë së Veriut U-15, është emëruar selektor i ri Përfaqësueses së Maqedonisë U-19.

Selektori i ri do të debutojë në një turne të fortë në Slloveni në periudhën nga 1 deri më 7 shtator, ku marrin pjesë Franca, Rusia, Brazili dhe Arabia Saudite.

"Kjo është një mundësi për prova të reja për mua, por edhe për të gjithë në ekip. Faleminderit Federatës së Futbollit të Maqedonisë për besimin. Përzgjedhja nën 19 vjeç është një nga më të rëndësishmet për futbollin maqedonas.

Unë do të punoj profesionalisht dhe me ndershmëri. Sigurisht, në bashkëpunim me të gjithë trajnerët dhe përzgjedhësit e kategorive të reja, ku synojmë të përgatisim siç është më së miri ekipin”, tha mes të tjera Beari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat