Edhe Ronaldo te Messi?

Futboll

Edhe Ronaldo te Messi?

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 11:38
Edhe Ronaldo te Messi?

PSG po synon të bëjë një tjetër goditje të madhe në merkato.

Dikur Reali mblidhte galaktikë, por është epoka e PSG-së që ta bëjë këtë dhe të ndryshojë historinë e klubit.

Pas Messit, PSG synon Cristiano Ronaldon.

Sipas “AS’, atë që kanë ëndërruar miliona tifozë nëpër botë, t’i shohin në një skuadër Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, PSG mund ta bëjë realitet.

Gjithçka duket në duar të Kylian Mbappe, që sipas “AS’, është duke insistuar që të transferohet te Real Madridi.

Kjo do t’i hapte rrugë Parisit që të tentojë menjëherë goditjen e madhe, të marrë Ronaldon dhe të “pushtojë botën”.

PSG e di se Mbappe dëshiron ta veshë fanellën e Realit dhe presidenti i klubit, Naseer Al-Khelaifi, në asnjë moment në prezantimin e Messit nuk tha se Mbappe dëshiron të qëndrojë, por e thumboi atë që të mos flas më, por të punojë sepse ka tashmë një ekip fitues siç ka insistuar ta ketë.

Ndërkohë, “AS” shkruan se CR7 dhe agjenti Jorge Mendes janë të vetëdijshëm për gjithçka, derisa PSG, vetëm për t’i pasur fituesit e 11 “Topave të Artë”, është pajtuar t’i japë kontratë dy vjeçare Ronaldos, gjithmonë nëse Mbappe largohet.

Duket e vështirë, por mund të bëhet gjithçka realitet.

Si Ronaldo, ashtu edhe Mbappe janë në vitin e fundit të kontratës me klubet e tyre.

PSG mund të marrë Ronaldon dhe të krijohet treshja që askush nuk e kishte imagjinuar më parë, Neymar-Messi-CR7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat