Zbulohen lojtarët e nominuar për më të mirët e Ligës së Kampionëve 2020/21

Futboll

Zbulohen lojtarët e nominuar për më të mirët e Ligës së Kampionëve 2020/21

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Reprezentuesi italian, Jorginho është një nga lojtarët e shumtë të Chelseat që janë në garë për çmimin Lojtari i Sezonit në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në 2020-21, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Superkupën Evropiane me Chelsean, si dhe duke fituar Kampionatin Evropian EURO 2020.

Kjo e vendos atë në garën për çmimin ë Topit i Artë, dhe Jorginho është gjithashtu ndër kandidatët për Lojtarin e Sezonit në UEFA Champions League, përcjellë KosovaPress.

Ai do ta luftojë për këtë çmim në kategorinë Mesfushori i sezonit me shokun e skuadrës, N’Golo Kante dhe Kevin de Bruyne të Manchester Cityt.

Këta janë të gjithë të nominuarit për çmimet e më të mirëve në Ligën e Kampionëve:

Portierët: Thibaut Courtois (Real Madrid), Ederson (Manchester City), Edouard Mendy (Chelsea)

Mbrojtësit: César Azpilicueta (Chelsea), Ruben Dias (Manchester City), Antonio Rüdiger (Chelsea)

Mesfushorët: Kevin De Bruyne (Manchester City), Jorginho (Chelsea), N’Golo Kanté (Chelsea)

Sulmuesit: Erling Haaland (Dortmund), Robert Leëandoëski (Bayern), Kylian Mbappé (Paris)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat