Bayerni është skuadra e parë...

Futboll

Bayerni është skuadra e parë...

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:54
Bayerni është skuadra e parë...

Sot java e parë e sezonit 2021-2022 do të ulë siparin në Gladbah. Bajerni do të jetë mysafir i parë, teksa e gjithë vëmendja do të jetë për kampionët. Statistikat flasin për ta, teksa ndër vite kanë shkëlqyer në ndeshjet e para të sezonit.

* Bayerni është skuadra e parë që pas rregullit të trepikëshit ka grumbulluar në sfidat hapëse 2.1 pikë.

* Bavarezët janë renditur plot 36 herë të parët pas ndeshjes hapëse. Ata janë dhe skuadra që ka shënuar më shumë gola në premierë. Plot 133.

* Fakt, skuadra që është renditur e dyta pas ndeshjeve të para është ajo që ka rënë më shumë herë nga kategoria në fund të kampionatit.

* Por, 12 herë kanë arritur skuadrat që janë renditur të parat pas javës së parë të fitojnë në fund titullin kampion.

* Bajerni pësoi humbjen më të thellë në ndeshjen e parë në sezonin 1974-1975. Bavarezët u mundën me rezultatin 6-0 nga Kikers, të cilët në atë kohë drejtoheshin nga trajneri i njohur, Oto Rehagel.

* Por, Bajerni është edhe skuadra që ka fituar më thellë në një ndeshje hapëse. Kjo ka ndodhur në sezonin e kaluar kur skuadra e drejtuar nga ish-trajneri, Hansi Flik, mundi Shalken me rezultatin 8-0, në fund skuadra nga Gelsenkirshen ra nga kategoria.

* Në 58 kampionatet e luajtur deri tani në Bundesligë, plot 146 skuadra kanë rënë nga kategoria.

*Skuadrat që kanë pësuar më shumë humbje në ndeshjet e para janë Borusia e Dortmundit dhe Këlni(22 ndeshje).

* Në sezonin 2020-2021 për herë të parë në Bundesligë u regjistruan dy lojtarë që shënuan tripletë.

* Plot 16 herë një lojtar i Bajernit të Mynihut ka arritur të shënojë golin e parë të sezonit. Borusia është e dyta me plot 8 lojtarë të cilët kanë shënuar golin e parë në kampionat.

* Në vitin 2011 u regjistrua dhe numri më i madh i tifozëve në kampionatin gjerman. Plot 51.344 tifozë mesatarisht për ndeshje ndoqën ndeshjet e Bundesligës duke thyer një rekord. Borusia Dortmund, Bajerni i Mynihut dhe Herta e Berlinit ishin skuadrat më të ndjekura në stadium.

* Robert Levandovski është lojtari që numëron më shumë fitore në ndeshjet e para. Polaku ka fituar 9 ndeshje radhazi në sfidat hapëse.

* Nga skuadrat që bëjnë pjesë në këtë sezon në Bundesligë, Union Berlin ka numrin më madh të humbjeve në ndeshjet e para dhe numrin më të madh të golave të pësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat