Lewandowski: Bëmë një ndeshje të mirë

Futboll

Lewandowski: Bëmë një ndeshje të mirë

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 12:24
Lewandowski: Bëmë një ndeshje të mirë

Robert Lewandowski nuk ka ndërmend të ndalë serinë e rekordeve dhe vazhdon të regjistrojë të tillë me fanellën e Bayernit të Mynihut.

Edhe pse emri i sulmuesit polak ka qarkulluar në klube të ndryshme gjatë kësaj vere, ai vazhdon të jetë pjesë e bavarezëve dhe përsëri po aq vendimtar, duke shënuar me një rregullsi mbresëlënëse. Sulmuesi polak ka shtuar dje në mbrëmje një tjetër rekord në listën e gjatë të atyre që ka vendosur në futbollin gjerman.

Duke shënuar në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Borusia Mynshengladbahut, ai ka vendosur një tjetër shifër që në teori do të jetë e vështirë të kalohet nga të tjerët. Rezulton se polaku ka gjetur rrugën e rrjetës për të 7-in sezon radhazi në ndeshjen e parë të Bundesligës.

Një shifër që tregon më së miri aftësitë e tij para portës. Në fakt, që nga viti 2011, kur ishte pjesë e Borusias së Dortmundit, ai ka shënuar apo ka dhënë asiste gjithmonë në ndeshjen e javës së parë të kampionatit.

I vetmi sezon kur ai nuk e bëri një gjë të tillë në Bundesligë, ishte në edicionin 2010-2011, kur sapo kishte zbarkuar në radhët e Borusias së Dortmundit nga kampionati polak. Pas sfidës me “Dhelprat”, polaku tha se ishte i kënaqur me lojën, pavarësisht se skuadra gaboi shum

“Bëmë një ndeshje të mirë, edhe pse nuk ishte një futboll perfekt. Na mungoi shpejtësia dhe vazhdimësia. Mund të shënonim golin e dytë, por edhe Gladbahu pati raste për ta fituar ndeshjen. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Është ende herët për ta kaluar në konkluzione. Mendoj që bëmë mirë dhe jemi të kënaqur me pikën e marrë në një fushë jo të lehtë si Gladbahu”., tha Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat