Jesse Lingard thyen hesthjen

Futboll

Jesse Lingard thyen hesthjen

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 10:38
Jesse Lingard

Mesfushori ka rrëfyer për Daily Mail sesi depresionii mamasë së tij ka ndikuar te shëndeti i tij mendor.

“Kam menduar të largohem nga Anglia. Jo për të shkuar në Spanjë, por në Kinë ose në Arabinë Saudite, në ndonjë vend ku do të kisha qenë larg vëmendjes së mediave për t’u përqendruar vetëm te futbolli”, ka thënë lojtari anglez.

“Kisha marrë shumë fyerje në rrjetet sociale, më pas vëllai im më ka dërguar disa video të viteve të kaluara, duke më bindur të qëndroja në Angli. I kam thënë vetes se mund t’ia dilja”.

Fillimi i ri:

“Dygolëshi në debutimin me Ëest Ham më ka ndihmuar të rritem. Mbaj mend herët kur pija natën, nuk isha unë. Gjithçka ishte aq e trubullt në kokën time, kam mbajtur gjithçka brenda vetes dhe kam përdorur alkoolin përtë lehtësuar dhimbjen. Kur jam hapur më në fund me familjen, më kanë ndihmuar me të vërtetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat