Talenti shqiptar shkëlqen në Norvegji

Futboll

Talenti shqiptar shkëlqen në Norvegji

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 12:22
Talenti shqiptar shkëlqen në Norvegji

Talenti shqiptar, Agon Muçolli, ishte protagonist absolut, në triumfin 5:1 që skuadra e Kristiansundit, arriti në elitën e futbollit norvegjez, ndaj Stabaekut.

22-vjeçari i Shpresave të Shqipërisë, asistoi si dhe gjeti rrugën e rrjetës, duke rezultuar një nga futbollistët më të spikatur në fushën e lojës.

Ky ishte goli i tretë në kampionat për Muçollin me fanellën e Kristiansund, teksa më herët ka qenë pjesë e Frederikës në Danimarkë.

Shqiptari realizoi golin e tretë në minutën e 48-të, si dhe asistoi te goli i pestë i shënuar në fundin e takimit. Vlen të theksohet fakti se në 15 javë kampionat, ekipi i Agon Muçollit, ka arritur të sigurojë 26 pikë, duke u renditur në vendin e dytë, teksa vendi i parë mbahet nga Molde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat