Roma 40 miliona euro për një sulmues

Futboll

Roma 40 miliona euro për një sulmues

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 15:23
Roma 40 miliona euro për një sulmues

Edin Dzeko u largua drejt Interit dhe Roma do ta zëvendësojë 35-vjeçarin boshnjak me Tammy Abraham.

Klubi italian ka arritur akordin me agjentin e sulmuesin anglez.

Edhe marrëveshja me Chelsea në lidhje me kartonin e 23-vjeçarit është arritur. Roma do të shpenzojë 40 milion euro dhe pagesa do të kryhet me këste.

Abraham ka pranuar transferimin në Serie A dhe sot pritet në kryeqytetin italian, teksa do të firmosë kontratën me klubin verdhekuq menjëherë sapo të ketë kryer kontrollet mjekësore.

Në akordin mes klubeve është vendosur një klauzolë që i lejon Chelsea të riblejë sulmuesin për 80 milion euro, duke filluar nga 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat