Kane përfshihet në skuadër për në Ligën e Konferencës

Futboll

Kane përfshihet në skuadër për në Ligën e Konferencës

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 12:25
Harry Kane

Harry Kane nuk ishte përfshirë në skuadër për ndeshjen hapëse të sezonit të ri në ndeshjen e djeshme që klubi e tij e zhvilloi ndaj Man Cityt.

Arsyetimi i klubit londinez për mos përfshirjen e anglezit në skuadër për në ndeshjen ndaj Man Cityt ishte se sulmuesi kishte vetëm dy seanca stërvitore, pasi ishte rikthyer të premten në stërvitje.

Sidoqoftë, Harry Kane tani është përfshirë në listën e 25-lojtarëve për ndeshjen e mesjavës që klubi londinez do të luajë në Play-of të Ligës së Konferencës, të enjten, ndaj skuadrës portugeze Pacos de Ferreira si mysafir.

Tottenham përfunduan në pozitën e shtatë sezonin e kaluar, duke i mundësuar të kualifikohen vetëm nëpërmjet turneut të ri të krijuar nga UEFA, atë të Ligës së Konferencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat