Nga një ndërhyrje në Suarezin “shpërtheu” përleshja në fushë, u ndan edhe dy kartonë të kuq

Futboll

Nga një ndërhyrje në Suarezin “shpërtheu” përleshja në fushë, u ndan edhe dy kartonë të kuq

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 13:03
Pamje nga video

Mbrëmë, Atletiko Madridi i është gëzuar tri pikëve të para në javën e parë në La Liga.

Kryeqytetasit e nisën mjaftë mirë rrugëtimin për mbrojtjen e titullit të kampionit në elitën e futbollit spanjoll duke e mposhtur 1-2 Celta Vigon në udhëtim.

Ndeshja po shkonte gjithçka mirë deri në minutën e gjashtë të shtesës kur Hugo Mallo bëri një ndërhyrje me Suarezin.

Ky i fundit mbeti i lënduar në fushë, derisa për një moment “shpërtheu” përleshja ndërmjet Mallos dhe Mario Hermosos.

Gjërat sa vinin e ashpërësoheshin me lojtarin vendas që e kapi për fyti atë të mysafirëve.

Kësisoj, gjyqtari kryesor i takimit nuk hezitoi dhe ndëshkoi dy lojtarët e përfshirë në përleshje me kartonë të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat