Ibrahimovicit nuk i pëlqen klubi londinez

Futboll

Ibrahimovicit nuk i pëlqen klubi londinez

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 08:30
Ibrahimovicit nuk i pëlqen klubi londinez

Zlatan Ibrahimovic njihet si një lojtar tejet kontrovers dhe intervistat me të shpeshherë e kanë dëshmuar këtë.

Sulmuesi suedez që është pjesë e Milanit ka vendosur të jap një pikëpamje edhe për një klub tjetër.

Ibrahimovic ka dhënë mendimin e tij rreth Chelseat, duke thënë se ata janë një klub që u duhet të ndërrojnë dy trajnerë për të fituar trofe brenda një sezoni.

“Nuk më pëlqen Chelsea, kaq. Ata janë një skuadër që përdorë dy trajnerë në dy sezone para se të arrijnë diçka”, ka thënë Ibrahimovic.

“Për mua, ata nuk janë skuadër. Chelsea e ka blerë suksesin me para, kaq e thjeshtë është”.

Ibrahimovic duket se nuk e simpatizon edhe aq shumë skuadrën e Chelseat për shpenzimet që bënë, mirëpo ai ka luajtur në një klub si Paris Saint-Germain që e mbanë rekordin e transferimit më të shtrenjtë në botë, Neymari nga Barcelona për 222 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat