Coutinho qëndron edhe një sezon te Barcelona!?

Futboll

Coutinho qëndron edhe një sezon te Barcelona!?

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 11:13
Coutinho qëndron edhe një sezon te Barcelona!?

Philippe Coutinho qëndron edhe një sezon te Barcelona.

Trajneri Ronald Koeman dhe sekretariati teknik kanë marrë vendimin për t’i dhënë atij një shans të ri. Barcelona u përpoq gjatë verës t’i gjente ekip të ri brazilianit, por ka qenë praktikisht e pamundur, sepse lojtari u dëmtua dhe nuk luajti në miqësoret parasezonale, që do të shërbenin si vitrinë për të.

Si rrjedhojë, në zyrat e Barçës nuk ka mbërritur asnjë ofertë për brazilianin. Kjo ka qenë një nga arsyet pse është vendosur që ai të mbetet te “blaugranat”. Trajneri holandez i ka besuar gjithmonë futbollistit. Në fakt, kur mbërriti verën e kaluar, tha se donte që ai të qëndronte. Coutinho e filloi këtë fazë të re mirë me holandezin, por performanca e tij ishte në rënie me kalimin e ndeshjeve derisa u lëndua.

Koeman mbështetet përsëri tek për shkak të rrethanave në të cilat gjendet skuadra, pasi tashmë është shëruar nga ai dëmtim. Një nga pretendimet për të justifikuar përformancën e dobët të Coutinhos në “Capm Nou” ishte prania e Messit, i cili luante në të njëjtin pozicion dhe ishte i paprekshëm. Tani panorama ka ndryshuar me largimin e argjentinasit. Ai pozicion mbetet i lirë, edhe pse do të ketë konkurrencë, pasi Griezmann dhe Memphis gjithashtu veprojnë në atë atë pjesë të fushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat